Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.
Në një postim në rrjetet sociale ish ministri shpreh mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-ve ndaj Shqipërisë në përballimin e pandemisë.
“Kënaqësi të nisja ditën sot me një bisedë virtuale me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA-ve ndaj Shqipërisë në përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia” shkruan Bushati