Kryeministri Edi Rama, citoi kancelarin e Austirusë dhe paralajmëroi se nëse situata me koronavirusin përkeqësohet mund t’i tërheqin përsëri frenat e emergjencës.

Në një videomesazh, Rama sqaroi se ndryshimi i rregullave të lëvizjes janë të pashmangshme.

Edi Rama: Çdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë. Ashtu si tha kancelari i Austrisë duhet të jemi të vetëdijshëm se ekziston pas çdo hapi që të tërheqim frenat. Frenat e emergjencës siç tha ai dhe të kthehemi mbrapsht nëse numrat e të infektuarve do të rriten jashtë parashikimit të normales, që do të ndodhë.

Ne kemi modelin tonë të parashikimit të numrave. Ai model do të na udhëheqë edhe në vendimmarrjen tona, të cilat do të jenë dinamike. Mos u qani që pse ndryshoj shpesh rregullat, sepse janë të pashmangshme.

Nëse ne nuk do kishim marrë masat që morën, nëse nuk do kishim duruar, nëse do ta kishim ulur kurbën e epidemisë nën parashikimin tonë, falë kësaj lufte, sot nuk do mërziteshit pse kjo leje, pse ai autorizim, por do qanim shumë të vdekur.

Po ta marrim modelin statistikor italian dhe ta adoptojmë këtu do të kishim afro 15 mijë të prekur dhe do të duhej të kishim trajtuar në 5 javë 855 vetë në terapi, e pamundur. Do të na kishte sjellë 1995 të vdekur.

Mund të kishte ndodhur më keq seç ndodhi. Duke shkuar drejt normalitet duhet ta ndajmë mirë mendjen që për kush e di sa kohë, askush nuk e di, normaliteti i ri nuk do të jetë, nuk do të jetë normaliteti që kishim përpara sesa hymë në këtë kohë kaq të jashtëzakonshme dhe akoma më e rëndësishme, për ta mbrojtur normalitetin e ri duhet të kemi një sjellje të re në raport me sigurinë dhe do të duhet ti imponojmë njëri-tjetrit ato kushte, rregulla dhe të gjithë atë rigorozitet që kërkon mbrojtja e normalitetit të ri për të mos u kthyer aty nga ku ne dolëm deri tani me kaq shumë sukses.