Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit e deritanishëm, janë aktualisht të shëruar. Lajmin e dha Dr. Mira Rakaçolli gjatë konferencës për shtyp të përditësimit të shifrave në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 356.
Sot kishte 25 raste të reja duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 634.