Ditën e sotme në Top Talk është diskutuar në lidhje me shpenzimet ditore që duhet të bëjnë njerëzit për shkak të situatës së CoVid19

Tema ka qenë nëse duhet të shpenzojmë për të mbajtur gjallë ekonominë apo duhet që të kursejmë për tu përballur me të panjohurat që mund të na sjellë situata e pandemisë.

Të ftuar në studio kanë qenë Pano Soko dhe Ilir Beqaj. Ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar se paga 26000 lekë që jep qeveria për qytetarët e izoluar është e mjaftueshme.

Sipas deputetit të PS, mjafton që qytetarët të tregojnë kujdes me dritat dhe të reduktojnë jetesën dhe paga 26 mijë lekë do u dalë për nevojat bazike.

Ne duhet të fillojmë të kursejmë, nuk mund të vazhdojmë të shpenzojë si para tre muajsh sepse e ardhmja jonë për gjashtë muajt e ardhshëm është ende në pikëpyetje.