Pas Barack Obamas, mund të jetë radha e gruas së tij, Michelle.
Edhe pse kjo e fundit ka thënë se nuk do të merret kurrë me politikë, kandidati demokrat për president, Joe Biden, ka thënë gjatë një interviste, se do të dëshironte që ta emërojë atë si zëvendësen e tij, nëse zgjidhet president.
Megjithatë, ai tha se nuk ka folur ende me Michelle.
Në rast të një zgjedhje të mundshme si zv.presidente, asaj do ti hapej rruga që në të ardhmen të kandidonte edhe si presidente.
Barack Obama hyri në histori si i pari president me ngjyrë në Amerikë dhe popullariteti i tij ishte i madh.
Megjithatë, në mandatin e dytë popullariteti i tij ra ndjeshëm edhe prej faktit se pati si axhendë kryesore promovimin e homoseksualëve dhe abortin.