Presidenti i vendit Ilir Meta në një deklaratë për mediat, ka kërkuar rritjen e transparencës nga ana e qeverisë, që tiu japin fund edhe spekulimeve.

I pyetur nga gazetarët se çfarë note do ti vinte kryeministrit Edi Rama, Meta tha se nuk ka ardhur ende Qershori për vendosjen e notave, duke e kaluar këtë pyetje paksa me ironi dhe mos dhënë një përgjigje direkte.

“Lidhur me shqetësimet që ka ngritur opozita, këto ndryshime në Kodin Penal do të shërbejnë në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve, dhe patjetër që e gjitha kjo duhet të shoqërohet me rritjen e transparencës. Unë dua të apeloj që të rritet transparenca nga qeveria, dhe të mos lihet vend për asnjë spekulim. Nuk ka ardhur akoma kohë e provimeve, që të vëmë notat në Qershor” tha Meta.

Ndërkohë që i pyetur për vendimin e qeverisë shqiptare për tu tërhequr përkohësisht ngë Konventa Europiane e të drejtave të Njeriut, Meta tha se është e parashikuar që në raste të jashtëzakonshme që kjo të ndodhe, por qeveritë nuk duhet të abuzojnë. Duket se ndryshime në Kodin Penal, kanë bërë që presidenti të jetë i detyruar të pranojë edhe këtë vendim të qeverisë Rama, që haptazi cënon lirinë e qytetarëve shqiptarë.