Emigracioni në SHBA do të pezullohet përkohësisht. Këtë ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump, i cili bëri me dije se do të nënshkruajë vendimin ekzekutiv për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një postim në Tëitter, presidenti Trump përmendi sulmin nga armiku i padukshëm, për virusin dhe nevojën për të mbrojtur punëet e amerikanëve, por nuk tregoi detaje të tjera se për sa kohë do të zgjasë.

Nuk është ende e qartë se cilat programme mund të preken dhe kur do firmosë urdhrin, por kritikët thonë se ai po përdor krizën e pandemisë për të goditur emigracionin. Emigracioni ka qenë një temë e nxehtë në fushatat dhe gjatë presidencës së Trump.

Gjatë katër javëve të fundit, më shumë se 20 milion amerikanë janë regjistruar si të mbetur pa punë për shkak të pandemisë.

SHBA ka 803,575 raste, 43,663 viktima, 75,317 të shëruar, 13,951 në gjendje kritike.

684,595 raste janë aktive me koronavirus. / CNN/