Ju informojmë mbi situatën në territorin e Qarkut Shkoder, merren 23 mostra të tjera.

Vijon të monitorohet situata epidemiologjike, nga NJVKSh, në të gjithë territorin e Qarkut.


Sot kanë ardhur pergjigjet e 30 mostrave të dërguara dje në Tiranë nga Shkodra të cilat rezultuan të gjitha negative, ndërsa janë dërguar edhe 23 mostra të tjera gjatë paraditës, 2 prej të cilave nga Bashkia Pukë ekzaminim në ISHP në Tiranë.

Sot kanë ardhur edhe 9 shtetas të tjerë të cilët janë akomoduar në Konviktin Luigj Gurakuqi duke shkuar në 13 numri i personave të akomoduarit për vetëkarantinim, të cilët janë akomoduar nga administratori i Konviktit, dhe ruajtja fizike e tyre vijon nga strukturat e ushtrisë.


Kemi edhe 13 persona të tjere në konviktin e shkollës së Tamarës, në Malësi të Madhe, gjithsejt janë rreth 26 të akomoduar.

Sot janë larguar 6 personat që e kanë kryer karantinimin ne Hotel Cavaliero, duke zbatuar të gjitha procedurat dhe rregullat që parashikon udhëzimi i përbashkët i të dy ministrive.

Nga të gjitha bashkitë dhe inspektoriatet ka vijuar puna për shpërndarjen e ndihmave, dezinfektimet e objekteve, trotuareve, kontrolleve dhe monitorimeve të tregjeve.