Shkodrën e braktisën e lanë në mëshire të fatit e lëshuan qëllimisht në prehrin e Covid 19 që pastaj të nxjerrin dufin ndaj saj.

Tani, pasi panë se Covid 19 lëshoi rrënjë fort, i turren qytetit si bishat duke e sulmuar dhe fajësuar.

Po pse ka faj qyteti apo qytetarët që asnjë maskë nuk u soll në Shkodër?!
Kanë faj qytetarët shkodranë pse as stafit mjekësor nuk iu dhanë as maska e asnjë gjë, por u lanë në vijën e parë të frontit të luftës pa pajisje mbrojtëse e pa armatim.

Kanë faj policët shkodranë pse u trajtuan si të ishin armiq duke i lënë në mëshirë të Covid 19. Kanë faj qytetarët shkodranë pse pas rastit të parë të infektuar, Rama e ushtarët e tij as që u shqetësuan të bëjnë testime të personave të kontaktit apo gjurmimin e detyrueshëm

Është Edi Rama dhe qeveria, ajo që nuk i mbrojti dhe i hodhi si gur zari në terren forcat e FNSh, policët dhe ekipin mjekësor.


Nga njëra anë karantinohen qytetarët dhe nga ana tjetër lejohet puna në fasoneri ku vajzat e gratë punojnë ngjitur jashtë çdo standarti që kërkon distancimi social. Kështu drejton Edi Rama me pafytyrësinë që e karakterizon

Qeveria për të larguar përgjegjësinë nga vetja, sjell një politikan të vijës së tretë, në Shkodër, i cili akoma nuk e di ku ka ardhur, dhe nëpërmjet tij sulmon shkodranët sikur kanë fajin kryesor për përhapjen e virusit.

Qytetarët e të gjithë vendit e dinë tashmë që në Shkodër janë bërë më pak teste se kudo. Shkodra është lënë pas dore me dëshirë të Edi Ramës dhe ku përfaqësuesit e tij lokal e kanë zbatuar me përpikmëri duke mos sjellë kite testimi të mjaftueshme.


Shkodra ka kulturë aq sa ia ka transmetuar edhe qyteteve tjera, prandaj nuk është faji i qytetarëve për infektimin, por i qeverisë për mos marrje masash.