Kryeministri Edi Rama pohoi gjatë një komunikimi virtual se nga data 4 maj do të nisë hapja graduale duke nisur me zgjatjen e orarit të lëvizjes dhe hapjen e bllokut të tretë të bizneseve. Kreu i qeverisë tha se duhet të mësohemi me virusin se ai nuk largohet pa dalë vaksina.
Rama tha se do të lejohet edhe transporti ndërqytetas me shërbimet taksi si dhe zgjatja e orareve për të bërë Pazar.
Armiku i padukshëm që po luftojmë nuk ikëm se po mbyllemi brenda po nuk doli vaksina. Ndaj ne na duhet të bashkëjetojmë me të. Hapja duhet të jetë graduale ndryshe çdo gjë që bëmë deri këtu humbet dhe kthehemi në zero.
Është një dhimbje koke edhe për ju edhe për mua. Javën e ardhshme do rrisim orarin e daljes në pazar. Do lejojmë edhe taksitë për njerëzit që do të ikin nga një qytet në tjetrin. Nga 4 maji do lehtësojmë lëvizjet dhe do hapim bllokun e tretë të bizneseve. Edhe pak durim por nuk ka rrugë tjetër. Hapja do garantohet nga rregulla.
Ka rëndësi të kuptohet se në fund të ditës lejet duhen për të garantuar shëndetin e secilit. Duhet të jemi më kërkues nga ju por duhet të jeni kërkues edhe nga vetja. Deri në fillim të javës tjetër do kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Vetëm Danimarka i ka hapur shkollat, tha Rama.