Zëvendës ministri i brendshëm Besfort Lamallari i komanduar në Shkodër dhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për situatën nga COVID 19. Zëvendës ministri Lamallari zhvilloi një takim në zyrën e kryebashkiakes Ademi. Pas takimit përfaqësuesi i qeverisë në Shkodër u shpreh se ky takimi vijon në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët
Zëvendës ministri Lamallari tha se është në një linjë me kryebashkiaken Ademi duke u distancuar nga gjithçka tjeterë për të menaxhuar situatën nga COVID 19
Koordinatori në prefekturën e qarkut Shkodër shpreson që kjo situatë e vështirë në Shkodër të kalojë sa më pare.
Një kujdes kërkohet për përdorimin e termit vatër, gjë e cila e shqetëson zëvendësministrin Lamallari.
Shkodra vazhdon që të jetë vatra e dytë me numrin më të lartë të prekurve gjë e cila ka bërë që në këtë qytet të merren disa masa shtesë.