Kryeministri Edi Rama ka deklarur gjatë një komunikimi virtual se javën e ardhshme do të ketë një vendim për hapjen e shkollave ose jo dhe në muajin Maj një plan mbi turizmin.
I shtrirë në karrigën e tij në zyrën e kryeministrisë, Rama ka kujtuar edhe pasojat e tërmetit në shkolla dhe mbipopullimin etyre, por pavarësisht kësaj, ai tha se po veprohet duke pasur parasysh dhe prioritet shëndetin.
Secili prej jush duhet të jetë më shumë kërkues ndaj vetes. Në javën e ardhshme do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Deri sot vetëm Danimarka i ka hapur shkollat, nga të gjithë që kam kontaktuar të gjithë thonë të njëjtën gjë. Ne kemi edhe një aspiratë tjetër, pasojat e tërmetit ku kemi humbur shumë shkolla në zonat më të populluara të Shqipërisë. Rrisku nëse i hapim shkollat është shumë i madh megjithatë javën e ardhshme do diskutojmë për vendimin.
Do të kemi edhe ne brenda Majit, planin tonë për turizmin, është shëndeti mbi të gjitha dhe nuk do lejojmë degradimin e gjendjes solide që kemi sot pavarësisht stresit për arsye të ndryshme. Ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës, ndërkohë që ky proces vijon. Edhe rreth 8 mijë verifikimet e fundit që sjell kryerjen e fazës së parë.
Fashet e tjera nuk do të kenë asnjë vonesë. Janë 65 mijë individë të cilëve u janë refuzuar, të cilëve do tu mbërrijnë në emaliet përkatëse deri nesër konfirmimi se përfitojnë nga paketa e zgjeruar me 40 mijë lekë , tha Rama.