Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga polica në Dibër pasi ka hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe ka kërcënuar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin Bar Kafe në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh B për shkak të detyrës, i ka goditur, kërcënuar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin e tij në komisariat.

Në një intervistë për Fax News, vëllai i 50 vjeçarit me iniciale Sh B ka treguar se lokali nuk ishte hapur, por ai po bëntë punime.

Fillimisht kanë bërë debate para lokalit. Nuk e di pse kanë bërë debat konkretisht. Akuzuan vëllanë që po e mbante lokalin hapur. Efektivët kanë shkulur derën e kanë ushtruar dhunë. Në lokal kanë ardhur 4 persona civilë. Njëri ishte Shefi i Komisariatit, ishte në orarin e punës. Do i drejtohem organeve të Drejtësisë. tha i vëllai.