Janë publikuar pamje të rralla të shkencëtarëve duke punuar në laboratorin e Wuhanit, ku kreu i ekipit deklaron mohon teorinë se koronavirusi doli prej aty.
Instituti i Virologjisë në Wuhan, i cili mban më shumë se 1.500 lloje të viruseve vdekjeprurëse ka marrë vëmendje të madhe që prej shpërthimit të pandemisë.
Një video e publikuar nga agjensia shtetërore kineze CCTV në muajin shkurt tregon se si punohet brenda institutit. Laboratori është i lidhur me Akademinë e Shkencave Kineze, i cili përfundoi në vitin 2015 dhe u hap zyrtarisht në 2018.
Në pamje, një studiues, i quajtur Zhang Huajun, demonstron se si ai dhe një koleg i tij vendosin dy shtresa të rrobave mbrojtëse përpara se të hyjnë në pjesën qendrore të laboratorit.
Që prej shpërthimit të pandemisë ka patur teori të ndryshme që e lidhin sëmundjen me laboratorin, por ende nuk është konfirmuar se ku lindi koronavirusi.