Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Në përditësimin e të dhënave Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se, përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Por si është gjendja e të shtruarve në dy spitalet COVID në vend. Sipas MSH, në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.