Nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e Kuvendit, ka deklaruar para medieve se vetëm prej tyre ka mësuar se partia e saj do të mbajnë një takim sot për hapat e mëtjeshëm në formimin e Qeverisë.
Ajo theksoi se është e pa informuar dhe se nuk është ftuar nga askush për të marrë pjesë në këtë takim, ccka tregon qartë se ajo po mënjanohet, që prej momentit që refuzoi rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.
Jam tërësisht e painformuar unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjekje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re ka një kohë të gjatë edhe para mocionit ka shumë takime që nuk jam ftuar nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin duhet ti pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, skam diskutuar në askënd askush ska diskutuar me mua ka deklaruar ajo.
Me qëllim të mos politizohen çështjet, Osmani tha se për të ka qenë e rëndësishme për të parë se cilat janë përpjekjet.
Takime sot do të ketë, nga mediet ku do të merren disa vendimeve mirëpo nuk jam ftuar në një takim të tillë. Ka shumë takime besoj edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin është se duhet ti pyesin personat që kanë vendosur dhe nuk dua ta komentoj” theksoi ajo