I Deleguari i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile në Qarkun Shkodër, Z. Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshëm, Znj. Felek Kasemi vizituan ditën e sotme ‘Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër’

U njohëm dhe vlerësuam përkushtimin e punonjësve në ofrimin e shërbimeve cilësore e të vazhdueshme dhe gjendjen e mirë shëndetësore të të moshuarve.

Çdo formë mbështetjeje, sidomos ajo morale, janë detyrim për gjithsecilin prej nesh për më të moshuarit dhe ata në nevojë.

Në këtë kuadër, punonjësit e Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër kontribuan vullnetarisht në shenjë solidariteti e mbështetje morale në këtë situatë të vështirë.