Grupi i Gatshëm i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër është futur në karantinë. Lajmi bëhet i ditur nga burime jo zyrtare të policisë në Shkodër, pasi u regjistrua sot edhe rasti i dytë i një efektivi pozitiv me virusin korona.

Ditën e sotme u njoftua për tre raste të reja në Shkodër, ndërsa njëri prej tyre ishte efektiv i FNSH-së. Bashkë me një tjetër që rezultoi pozitiv një ditë më parë, bëhen dy dhe autoritetet shendetësore kanë vendosur karantinë 14 ditore në shtëpi për efektivët e Grupit të Gatshëm që kanë patur kontakt me dy efektivët tashmë të infektuar.

Mësohet se pjesa tjetër e repartit FNSH Shkodër vijon aktivitetin normalisht.