Shkon në 13 numri i personave të arrestuar si pjesë e grupit që jepnin fajde në qytetin e Shkodër. Burime i thanë Shqiptarja.com se ka rënë në pranga J.A 23 vjeç ndaj të cilit rëndojnë 2 akuza për vepra penale “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim 3 persona të tjerë

“Në vijim të operacionit “Maranaj” të zhvilluar më 14.03.2019, nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorisë së Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigurisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, u siguruan prova për 19 të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” “Ushtrim aktiviteti financiar të palicencuar” “Shpërdorim detyre” “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi” në kuadër të të cilit u arrestuan 12 persona, si grup i strukturuar kriminal, dhe u shpallën ne kërkim 4 të tjerë, mesditën e djeshme ka rënë në prangat e Policisë një prej katër personave të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. A 23 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg për veprat penale Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale njofton policia