Teksa çdo ditë shtohen shtetet që planifikojnë të lehtësojnë kufizimet e vendosura për shkak të shpërthimit të koronavirusit, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, shqetësohen për mundësinë e një vale të dytë.
Por çfarë dimë në lidhje me rrezikun e kthimit të Covid-19. A do të ketë një valë të dytë?
Më poshtë keni një analizë të The Guardian:
Epidemitë e sëmundjeve infektive sillen në mënyra të ndryshme, por pandemia e gripit të vitit 1918 që vrau më shumë se 50 milion njerëz, vlerësohet si një shembull kryesor i një pandemie që ndodhi me disa valë, ku shpërthimet e dyta ishim më të rënda se të parat.
Pandemitë e tjera të gripit – përfshirë ajo e vitit 1957 dhe 1968 – të gjitha kishin shpërthime të mëpasshme të shumta. Pandemia e gripit H1N1 në 2009 filloi në prill dhe u pasua, në Sh.B.A dhe hemisferën veriore, nga një valë e dytë në vjeshtë.
Si dhe pse ndodhin shpërthime me valë të shumta të pandemive, dhe si mund të parandalohen kthimet e mëvonshme të infeksionit, është bërë një element i studimeve të modelimit epidemiologjik dhe përgatitjes për pandeminë, të cilat kanë studiuar gjithçka, nga sjellja sociale dhe politika shëndetësore, deri tek vaksinimi dhe ndërtimi i imunitetit të komunitetit , i njohur edhe si imuniteti i tufës.
Ndërsa valët e dyta dhe piku i dytë brenda periudhës së një pandemie janë teknikisht të ndryshme, shqetësimi është në thelb i njëjtë: sëmundja që kthehet sërish.
A ka prova që koronavirusi rikthehet në një vend tjetër?
Kjo po shikohet me shumë kujdes. Pa një vaksinë, dhe pa imunitet të përhapur ndaj sëmundjes së re, një alarm po tingëllon nga përvoja e Singaporit, e cila ka parë një rishpërthim të papritur të infeksioneve, pavarësisht se u lavdërua për trajtimin e hershëm të shpërthimit.
Megjithëse Singapori krijoi një sistem të fortë për gjurmimin e kontakteve, , sëmundja u rishfaq.
Me 1.426 raste të reja të raportuara të hënën, përvoja e Singaporit, edhe pse shumë specifike, ka demonstruar aftësinë e sëmundjes të kthehet fuqishëm në vendet ku njerëzit janë në distanca të vogla sociale dhe aftësia e tij për të shfrytëzuar çdo dobësi në sistemet shëndetësore të krijuara për t’u përballur me të.
Një rritje e vogël në fund të javës së kaluar në numrin e infeksioneve në Gjermani – një vend tjetër i lavdëruar për trajtimin e shpërthimit të pandemisë me anë të testimit dhe gjurmimit të gjerë – gjithashtu ka tërhequr vëmendjen, edhe kur vendi nisi zbutjen e kufizimeve.
Për çfarë shqetësohen ekspertët?
Njohuritë konvencionale mes shkencëtarëve sugjerojnë që valët e dyta të infeksioneve rezistente ndodhin pasi kapaciteti për trajtim dhe izolim “rraskapitet”
Në këtë rast shqetësimi është se konsensusi shoqëror dhe politik që mbështet izolimin, është duke u mënjanuar nga zhgënjimi publik – i cili ka shkaktuar protesta në SHBA dhe gjetkë – dhe nevoja urgjente për të rihapur ekonomitë.
Kërcënimi bie kur infektimi i popullatës bie nën një prag të caktuar ose kur vaksinimi i përhapur bëhet i disponueshëm.
Në terma të përgjithshëm, raporti i individëve të ndjeshëm dhe imunitar në një popullatë në fund të një vale përcakton madhësinë e mundshme të një vale të mëvonshme. Shqetësimi tani është se me një vaksinë akoma disa muaj larg, dhe shkalla reale e infeksionit vetëm në hamendësime, popullsitë në të gjithë botën mbeten mjaft të ndjeshme si për rishpërthimin ashtu edhe për valët pasuese./Panorama