Deri më 31 dhjetor të këtij viti, biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë taksë. Kjo është një nga vendimet që ka marrë qeveria për të mbështetur këtë kategori, ndërkohë që biznesit të madh do ti shtyhen.

Të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të këtij viti. Për bizneset e mëdha, një pjese do ti shtyhen deri në fund të shtatorit, dhe turizmit, fasonëve, call center dhe disa të tjerëve që janë përcaktuar qartë do t’i shtyhen deri në datë 31 dhjetor për ti paguar vitin e ardhshëm.

Bizneset e vogla do të falen të gjitha taksat për këtë vit edhe nuk kanë punë fare as do u kërkojë asgjë vitin tjetër. Çfarë iku, iku që të marrin veten plotësisht.