Shkodra, qyteti i dytë më i prekur nga COVID 19 ka edhe lajme të mira. Vatra e viktimës së parë që humbi jetën, një 80 vjeçareje nga lagjia Draçin tashmë është mbyllur. Pesë personat e tjerë të kësaj familjeje që kanë qenë pozitiv më përpara sipas drejtorit rajonal të operatorit të kujdesit shëndetësor Astrit Beci pas dy testeve të bëra rezultojnë negative, çka do të thotë se janë shëruar. Drejt mbylljes janë edhe dy vatrat e tjera në Kiras dhe Dobraç

Drejtori Beci thotë se qytetarët por edhe të njohurit e familjes nga Draçini nuk duhet të shqetësohen siç ndodh zakonisht pasi nuk janë më një rrezik për infektimin e të tjerëve pas shërimit të tyre

Më shumë se gjymsa nga 99 të prekur në Shkodër janë shëruar pas testeve të realizuara.


Në Shkodër sipas drejtorit Beci asnjëherë nuk pa patur fshehjeve të rasteve duke hedhur poshtë kështu akuzat e PD ndërsa pranon se bërja e më shumë tamponëve tregon edhe më qartë situatën

Natyrshëm që lehtësimi i masave dhe hapja e shumë subjekteve që deri tani kanë qenë të mbyllura nuk duhet të kuptohet se virusi nuk është më një problem


Shkodra është qyteti i dytë me numrin më të madh të të prekurve, 99 bashkë me tre rastet e fundit por tashmë më shumë se gjysma janë të shëruar.star plus