Vdekja e 70 vjecarit paraditën e së shtunës në spitalin infektiv në Tiranë, ngre sërish hije të forta dyshimi pse po tentojnë të fshihen nga Ministria e Shëndetësisë, viktimat e Covid19 në vend.

Vetëm në Shkodër gjatë ditëve të pandemisë, janë regjistruar 6 te vdekur ku të gjithë kanë rezultuar të prekur (pozitiv) me covid19

Kujt i shërben një ulje e numrit të të vdekurve nga kjo pandemi e cila po merr cdo ditë jetë njerëzisht, ndërkohe që në Shqipëri, pervec se nuk deklarohen deri ne momentin kur dalin në media, Ministria ka zgjedhur teorinë e njohur tashmë për publikun “ishte me covid, por nuk vdiq nga covidi”

Një tezë e turpshme, e cila e bën të gjithë situatën e krijuar në Shqipëri që ti ngjaj një teatri, me regji dhe skenar të mirepërgatitur, dhe natyrisht me një fund të lumtur kur duke fshehur shifrat do të ketë edhe një triumfator në të gjithë këtë betëje, të cilën cdo ditë po e vuajnë shqiptarët.

Shkodra është shembulli tipik, se si po manipulohen shifrat, ku zyrtarisht kemi vetëm një të vdekur (edhe ajo u konfirmua pas publikimit të lajmit në të gjitha mediat e vendit) ndërkohë që në të vertetë numri real i vdekjeve të pacientëve me covid arrin në 6 persona.

Prokuroria e Përgjithshme ka tagrin e plotë të nis apo të iniciojë një hetim të plotë për këto raste, pasi sot vetëm në Shkodër duhej të kishim një hetim nga Prokuroria, ndërkohë që institucionet të cilat janë në reformim e sipër ende po heshtin ndërkohë që te vdekurit shtohen cdo ditë në vend.

Numri në rritje i të prekurve me covid, apo edhe viktimat që po shtohen cdo ditë, detyrimisht që i “interesojnë” dikujt, ndaj është detyrë imediate e institucioneve të pavarura të nisin hetimin e plotë dhe të zbardhin të gjitha hijet e dyshimit të cilat po shtohen cdo ditë /eetimestv.com /