Minsitria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e reja të personave të prekur me COVID 19. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë prekur me COVID 19, 21 persona, nga të cilët 11 të prekur në Shkodër.

Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID 19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.


Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID 19, 539 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID 19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.


Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive
Në spitalin COVID 2 Shefqet Ndroqi, janë 8 pacientë të shtruar.

4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.