Tjeter viktimë nga covid 19 ne Shkoder. Shtetasi me inicialet M.S, i cili ishte i shtruar ne repartin e reaminacionit ne Spitalin e Shkodres ka nderruar jete, mengjesin e sotëm.

Burime prane bluzave te bardha bejne me dije se viktima nderroi jete ne oren 4 e 30 min te mengjesit te sotem.

Pacienti ishte pozitiv me covid 19. Mostra e pacientit per te bere analizat ndaj covid eshte marre mengjesin e djeshem ku ka rezultuar pozitiv me covid.

Nderkohe sa i takon pacienteve te tjere ne shkoder, mesohet se dy prej te shtruarve jane derguar ne tirane per mjekim me te specializuar pasi rezultojne pozitiv, nderkohe qe ne Shkoder ndodhet vetem 1 prekur me covid 19, i cili ndodhet ne repartin e dializes.