Doktor Tritan Kalo përmes një shënimi në rrjetet sociale ka fshikulluar politikanët dhe qeveritë e 30 viteve në Shqipëri lidhur me sistemin shëndetësor dhe u kërkon që të paktën të heshtin në këtë kohë Covidiane, sikundër e quan ai periudhën e epidemisë së koronavirusit.
Jo dhe vetëm jo partitizmit, militantizmit dhe politikbërjes së pabuktë e asfiksuese të mbrothësimit të vendit
Po dhe vetëm po në çdo moment profesionalizmit, përkushtimit dhe humanizmit të mANTELBARDHËVE
Politikanët rrënimtarë të shëndetësisë publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata drejtues jo vizionarë të QSUT Nënë Tereza të pas 1993, së paku duhet të heshtin në këto kohë COVIDIANE
Ishin mediokriteti dhe partitizmi i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin epidemiologjik dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr 4 shkruan Kalo në reagimin e tij në rrjet.
EPIDEMITË kanë rrënuar dhe po rrënojnë Shtete e Sisteme të tëra, ndaj DUHET të jemi kurdoherë të përgatitur për tu përballur me to
JO dhe vetëm JO Partitizmit, Militantizmit dhe Politikbërjes së pabuktë e asfiksuese të mbrothësimit të vendit
PO dhe vetëm PO në çdo moment Profesionalizmit, Përkushtimit dhe Humanizmit të MANTELBARDHËVE
POLITIKANËT rrënimtarë të Shëndetësisë Publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata Drejtues jo vizionarë të QSUT Nënë Tereza të pas 1993, së paku DUHET TË HESHTIN në këto kohë COVIDIANE
ISHIN MEDIOKRITETI dhe PARTITIZMI i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin EPIDEMIOLOGJIK dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr4
PULITIKANËT tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur sqepin e tyre në të njejtin ushqim” duke prodhuar më pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe rrënuese së paku për Lëminë e Përkujdesjes dhe Ndjekjes së të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të cilën unë kuntribuoj që prej 2 Korrikut 1981
SOT me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të cilat DUHEN shpënë më tej, SHPRESOJ se do të bëhet e mundëshme që jo larg në kohë, të korigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që Shërbimi Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të plotësohet me të gjithë infrastrukturën e nevojëshme të FUNKSIONALITETIT të tij
PROFESIONALIZMI kurdoherë duhet të prevalojë mbi POLITIZIMIN në Shëndetësi. SË BASHKU me ju Bashkëkombasit e mi, SHPRESOJ SE DO JA DALIM MBANË edhe në përballjen me COVID 19