Shënohen edhe 5 të infektuar me Covid 19 të tjerë në Shkodër. 4 kontaktet janë nga vatrat e familjeve në Shirokë, në lagjen 3 Heronjtë dhe Perash
Drejtuesit e shëndetit publik lajmëruan mjekët e familjes për ndjekjen e tyre dhe janë izoluar të gjithë në familjet e tyre. Pritet që të bëhen teste të tjera për familjarët, pasi edhe ata kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.
Ndërkohë që mëngjesin e sotëm janë dërguar 7 teste të reja. Shkodra kështu, së bashku me Pukën shënon 57 raste me Covid në total.