Teksa tashmë pjesa më e madhe e botës dridhet nga pandemia e koronavirusit, ekziston ende një shtet i cili e mohon ekzistencën dhe rrezikshmërinë e tij: Bjellorusia.
Në këtë shtet rastet e konfirmuara janë 2226, mes tyre edhe viktima, por dyshimet për të infektuar janë shumë më shumë.
Qeveria nuk ka marrë asnjë masë duke vijuar jetën normalisht, teksa virusin e konsideron si një grip të zakonshëm.
“Pini vodka, shkoni në sauna dy herë në javë dhe të vazhdoni të punoni në fermat tuaja, pasi “traktori mund të kurojë gjithçka””. Kjo është deklarata befasuese e presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, të cilën ai e ka ripërsëritur për qytetarët. Ndonëse shumë vende të botës janë në karantinë për shkak të rrezikut që kanoset nga koronavirusi, kreu i shtetit bjellorus është kundër mbylljes së kufijve.