Dy infermierë shqiptarë të cilët ishin infektuar me koronavirus janë shëruar ditën e sotme. Lajmin e mirë e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa numri i punonjësve të shëndetësisë të shëruar ka shkuar në 182.
Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën me COVID është një lajm i mirë për të gjithë!
Edhe infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP
Shkon në 80 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅
Deri tani janë 182 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID19 ishte mesazhi i ministres në Facebook.