Koncesioni prej 256 milionë euro për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren si dhe ai Orikum-Dukat që kapte shifrën 51 milionë euro janë anuluar. Këtë e konfirmoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi në një intervistë për Report Tv: të gjitha fondet e përcaktuara nga buxheti i shtetit për këto projekte do të kalojnë për të përballuar COVID19.
Që të dyja PPP nuk do të vazhdojnë më këto projekte, për shkak të situatës së krijuar, duke i dhënë të gjithë hapësirën fiskale që ka qenë e planifikuar për keto dy projekte në dispozicion për to nevojave që kanë lindur për shkak të situatës nga COVID19” theksoi ministrja.
Pak ditë më parë ministrja e Financave Denaj pati paralajmëruar se do të anulloheshin edhe koncesione të tjera. Që kur ka filluar kjo krizë kjo është një nga gjërat që opozita kërkon me këmbëngulje.