Në gjysmën e parë të muajit mars, 226 persona e kanë humbur statusin e miliarderit, si rezultat i luhatjes ekonomike, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, theksoi revista Forbes.
Jef Bezos është në krye të listës së pasanikëve botërorë, për të tretin vit me radhë, por pandemia botërore e ka ndryshuar listën e miliarderëve të Forbes, e prej këtu shumë prej tyre më nuk janë në këtë listë.
Pasuria e Bezosit vlerësohet në 113 miliardë dollarë, por ajo ka shënuar rënie prej 18 miliardë dollarë amerikanë në krahasim me vitin e kaluar, më së shumti nga dëmshpërblimi për shkak të divorcit nga ishbashkëshortja e tij, por aksionet e kompanisë së tij Amazon janë rritur me 15 %
Bashkëthemeluesi i Microsoft , Bill Gates mban vendin e dytë me pasuri prej 98 miliardë dollarë, 1,5 dollarë amerikanë më shumë se vitin e kaluar. Nga miliarderët tjerë 51 % janë më pak të pasur se vitin e kaluar.
Miliarderët botërorë gjithsej “peshojnë” rreth tetë trilionë dollarë, që është ulje për 700 miliardë dollarë në krahasim me vitin 2019, njofton Forbes. Në listën më të re të Forbes ka gjithsej 2 095 miliarderë