Ish-kryeministri Sali Berisha është një nga mjekët me një përvojë mjaft të lakmushme në Shiqpëri ndërsa ditën e sotme ka folur edhe për profesionin e tij tashmë të hershëm.
Ai është pyetur në Zonë e Lirë nëse do tu bashkohej mjekëve në luftën ndaj koronavbirusit, ndërsa u përgjigj se nuk e imagjinonte që pas 30 vitesh të pretendohej se ai është mjek
Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake. Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më. Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm por nuk mund të them që jam më kardiolog. Kam qenë 20 vite kardiolog” u shpreh Berisha.