Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me qytetarët në Facebook, ku u është përgjigjur shqetësimeve. Por jo me të gjithë është sjell njësoj, pasi një qytetari, i është përgjigjur ashpër. Me anë të një komenti qytetari shpreh ironi ndaj Kryeministrit, po ky i fundit i ka thënë se i merr të keqen.


Qytetari Jo ti ske ber gje ti je engjelli i zotit te ka derguar perendia per te shpetuar boten ! E para dhe me kryesorja ato qe kan bere vete qe Po e thua dhe vete pse kto persona jan akoma te lire Pikerisht se je ber pal me ata dhe ashtu ka qen nga fillimi! Te operacioni fshesa e ke vendin dhe ti o mjeshter se mos te shkon mendja ndryshe

Rama Ti dhe kush mendon si ti me merr te keqen mua, se nuk kam ardhur te shpetoj boten po jam zgjedhur te bej nje pune, qe do ta vleresosh mbase kur te kalojne ca vite, ndersa pyetja jote e ka pergjigjen shume te thjeshte dhe ska te beje me berjen pale Une nuk jam as prokuror, as gjykates dhe ajo qe kam bere une per te rindertuar drejtesine, do jete nje nga arsyet pse ty vete, pas ca vitesh do te te vije pak zor nga ky komenti sot!