6 shtetas shqiptar të cilët janë kthyer nga Mali i Zi u është thënë të karantinohen në një hotel në Bajzë të Madhe, por në fakt janë lënë në mes të katër rrugëve.
Ato shprehen se nuk kanë para që të paguajnë hotelin, dhe se kërkojnë që tu bëhet tamponi se nëse janë në gjendje të mirë shëndetësore të shkojnë në shtëpi, në të kundër të shtrohen në spital.
“Na thanë prisni që të marrim Ministrinë e Jashtme dhe të nisemi. Pritëm gjithë ditën dhe në orën 12 vjen policia e Shtetit na merr para dhe na sjell këtu. Na thotë neve do të hyni në hotel dhe do të paguani shpënzimet e juaja. Unë skam lek që ta perballoj. Nga sëmundja mund të më çosh në spital. Më ço në shtëpinë time, nga Drjetoria e Shëndetit ne jemi të pastër. Se di nëse e di Rama, po na kanë lënë si sirianë. Tani na nxorri serbi si njerëz, kurse Edi Rama sillet kështu. Na kanë lënë në mes të Bajzës. Të më marrë dhe të më çojë në shtëpinë timë. Kam djalin e sëmurë dhe jam nis urgjent që të shkoj në shtëpi. Nuk na lënë që të kalojmë. Të na vënë tamponat, kush rezulton i sëmurë të shkojë në spital të tjerët në shtëpi” u shprhën banorët