Pas 7 ditësh i shtruar tek Infektivi, lë spitalin 52-vjeçari nga Dobraçi i Shkodrës, njëra nga dy rrethet familjet të parat që rezultuan të infektuar me COVID-19 në këtë qytet.
Përgjigjja e tamponit të bërë ka rezultuar negative, ndërsa ai ishte i vetmi nga gjithsej 10 të infektuar në rrethin e tij familjar, që ishte shtruar në spital.
Gjendja e 9 familjarëve të tjerë, mes tyre edhe babi 82-vjeçar, paraqitet e mirë dhe janë të gjithë të vetëkarantinuar në shtëpi. 52-vjeçari do të vetëkarantinohet nga pjesa tjetër e anëtarëvet të familjes pas 14 ditësh.