Në një intervistë për Abc News nga SHBA, mjekja epidemiologe shqiptare, Rubina Muzina foli për situatën e krijuar nga koronavirusi. Mes të tjerash ajo u ndal edhe tek Shqipëria, ku nuk i kurseu kritikat për Task-Forcën.
Sipas mjekes gabimi i parë i Task-Forcës shqiptare është se bënte matjen e temperaturës. Muzina po ashtu nënvizon se të dhënat e bëra publike deri më tani nuk janë të drejta, pasi nuk janë bërë testime sa duhet. Mjekja këshilloi se duhet të ketë testime më të gjera.
“Gabimi i parë që task-forca shqiptare bëri, mbase ishte diçka që unë e shihja këtu në Amerikë se rasti i parë që erdhi në SHBA ishte një person nga Kina dhe presidenti ndaloi fluturimet me Kinën. Megjithatë ishin përjashtime. Unë tmerrohesha në fakt në Shqipëri kur shikoja turma të tëra që vinin në Shqipëri. Në përgjithësi Shqipëria testimin e bënte nëpërmjet temperaturës. Nuk është shfajësimin që nuk e dinin, temperatura vjen shumë vonë. Është një sëmundje virusale. E dimë që është një periudhë inkubacioni, ti mat temperaturën dhe është shumë vonë. Në radhë të dytë, ishin në një lloj mënyre dhe vazhduan me protokollet e OBSH” u shpreh ajo.