Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas inspektimit nga afër të mbajtjes së distancës sociale në markete ka zbitur sërish në terren ku është takuar me policët.
Kreu i opozitës, mbrëmjen e sotme ka është takuar me disa efketivë të cilët ishin në shërbim pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Me maskë e me doreza, Basha shihet teksa komunikon me disa policë, ku uk mungon disanca 1 metër nga njëri-tjeri.
“Mirënjohje për punën tuaj, shërbim të mbarë” dëgjohet tu thotë Lulzim Basha efektivëve të Policisë së Shtetit.
Sot paradite, Basha tregoi se kishte bërë disa blerje në një market dhe falenderoi qytetarët dhe u bëri thirrje që të vijonin të mbanin distancimin fizik. Po ashtu ai ka bërë thirrje që të zbatohen masat e qeverisë, pasi vetëm kështu mund të shpëtojmë nga COVID-19.