Në Shqipëri po përdoren edhe maskat e bëra nga shtëpia, por a janë të vlefshme për mbrojtjen nga koronavirusi?

Kjo është pyetja që ngrenë shumë nga qytetarët dhe që është bërë temë debati në gjithë botën.

E pyetur se cili është qëndrimi i ISHP-së, doktoreshë Albana Fico tha:

“Ky është një debat në të gjithë botën dhe ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë për debatet që bëhen në të gjitha kontinentet sepse vijnë si pasojë e mungesës në treg të këtyre maskave. Në Shqipëri ne jemi të sigurtë që maskat që përdoren për personelin shëndetësor janë ato të duhurat dhe me të gjitha standardet” tha ajo.

Drejtoresha e ISHP, doktoreshë Albana Fico në një deklaratë për mediat komunikoi sot se referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë sa i përket përhapjes së koronavirusit numri ka shkuar në 400.

©Copyright Gazeta SHQIP