Numri i të infektuarve me Covid 19 në të gjithë botën ka shkuar mbi 1,4 milion konkretisht, 1,475,976
Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 86,979
Të shëruar në rang global deri tani janë 317,372 pacientë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në botë, me 404,352 ndërsa të vdekur janë 13,829
Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 17,669 viktima.
Spanja regjistron një numër total viktimash prej 14,673, ndërsa Franca 10,884 të vdekurve. Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 22 dhe janë 400 të infektuar