Izmira Ulqinaku, ish deputetja e PD ka reaguar pas inspektimit të Lleshajt në tregjet e Shkodrës duke konstatuar mungesë përgjegjshmërie dhe masa të pjesshme

Ministri Lleshaj në intervisten e dhënë sot në Shkodër ka ofenduar qytetarët duke cilësuar Kanë mungesë përgjegjshmërie

Në të vërtetë mungesë përgjegjshmërie në këtë situatë ka treguar vetëm Qeveria Rama, e cila nuk zbaton rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë test, test dhe gjurmim të të infektuarve

Shkodra është shembulli se si Qeveria sillet me shqiptarët. Të vetmet deklarata që degjojmë janë ulërima për izolim e kërcënimet për burg


E lanë në mëshirë të fatit, e braktisën qytetin tonë. Asnjë test
Edhe në rastet e zbuluara asnjë gjurmim. Pasi lejuan të hyjë Shkodra nën darët e Covid 19, tani bëhen të gjallë e vijnë e kakarisin si gjeli në grumbull të plehut

Vizita e Lleshajt sot, i vlen vetëm propagandës e jo Shkodrës.
Shkodrës kur i duhej mbështetja nga Qeveria, e braktisen. Tani, në vend që të shfryjë duf ndaj shkodranëve, do ishte e duhur të sillnin tamponë e të bënin qindra testime.