Kryeministri Edi Rama iu ka bërë një apel të fortë të gjithë qytetarëve shkodranë, që të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojnë me përpikmëri masat e marra kundër koronavirusit
Në një komunikim përmes Facebookut, kreu i qeverisë deklaroi se Shkodra është kthyer në një bombë të kurdisur me sahat, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, duke shtuar se do të bëjë gjithçka për të këputur zinxhirin e infeksionit
Dua tiu bëj apel gjithë banorëve të Shkodres Ju lutem shumë bëni kujdes maksimal dhe respketoni rregullat, se është kthyer Shkodra në një bombë të kuridusr me sahat. Ne po punpjmë shumë fort për të bërë gjithcka mundemi për të këputur zinxhirin e infeksionit, por në fund të ditës është disiplina e hekurt dhe masat e vet banorëve
Do mundohemi të izolojmë të gjithë të dyshuarit. Situata është shumë delikate. Ajo që ka rëndësi të thuhet edhe njëherë është fakti se kemi të bëjmë me një rezultat për të cilin të gjithë duhet të jemi shumë të vetëdijshëm dhe shumë të inkurajuar, një rezultat shumë pozitiv tha Rama.