Firma e Call-Center-ave ‘Teleperformanca’ mësohet se ka lënë pa punë dhjetra persona kryesisht të rinjë në kulzim e krizës së pandemisë dhe masave që janë marrë ndaj saj, ndërkohë që qeveria kaishte deklaruar se asnjë personnë marrëdhënie pune të rregullut nuk do të lihej pa paggën minimale.
Lajmi është bërë i ditur nga Sindikata Solidariteti e cila shkruan se sot dhjetra punëtorë të kompanisë Teleperformance u njoftuan nga kjo e fundit për ndërprerje të kontratës deri në përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Në lajmërimin e bërë, Sindikata Solidariteti shprehet se asnjë shpjegim nuk u është dhënë punonjësve ndërsa u është dërguar vetëm një letër se do i njoftonin kur kriza të ketë përfunduar.
“Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, kjo kompani nuk i ka paguar ditët të cilat janë detyruar dhjetra punëtorë nga kjo e fundit të futen në karantinim si pasojë e frikës së përhapjes së virusit pas identifikimit të rastit të parë të njërit prej kolegëve të tyre” thuhet në reagimin e Sindikatës teksa pohon se edhe kryetari i kësaj të fundit është pushuar.