“Babain e përqafova unë në vendin tuaj, para se ta dërgonim në dhomën e kujdesit intensiv. I thashë se do e shtronim dhe do shërohej. Ne bëmë gjithçka ishte e mundur”

Këto ishin fjalët e ngushëllimit që një mjek nga spitali i Crema i shkruajti një vajze, e cila la babanë e saj të shtruar në spital, ndërsa ende ka nënën e saj që po lufton me koronavirus.

Viktima ishte një farmacist i njohur në zonën e Kremonës në Itali. Vajza e tij është mirënjohëse ndaj mjekëve që përveç punës së tyre tregohen dhe mjaft humanë në këtë betejë të vështirë.

Ai gjithashtu shkruan: “Ne u munduam shumë që babai juaj të mos ndihej vetëm duke treguar vëmendje të vazhdueshme dhe ai nuk kishte frikë”

Vajza e viktimës tregon që falë mjekëve ata arritën të përshëndeten me babain nëpërmjet telefonit. Unë dhe djemtë e mi arritëm ti themi dy fjalë.

“Unë u mundova shumë, i dhashë gjithë oksigjenin e mundur. Nuk doja që të shkonte kështu, gjithsesi nëse ju bën të ndiheni më mirë, dua tju them se ai nuk vuajti, sepse personalisht u kujdesa shumë për të” janë fjalët rrënqethëse në letrën e mjekut.

©Copyright Gazeta SHQIP