Era e forte dhe defektet ne rrjet jane arsyet e mungeses se energjise elektrike ne disa zona te territorit te Bashkise Shkoder kryesisht ne disa njesi administrative si ne Postribe apo ne Gurin e Zi.
Oshee ka reaguar ne lidhje me akuzat qe jane bere nga ish deputetja Izmira Ulqinaku. Oshee deklaron se per shkak te motit te keq me erera te forta jane demtuar disa linja te energjise elektrike nderkohe qe specialistet jane ne terren dhe po punojne per riparimin ne kohe te defektit.
Oshee kerkon mirekuptimin e te gjithe abonenteve pasi po behet e pamundura per te kthyer ne kohe energjine elektrike.