Ka vijuar edhe ditën e sotme gjurmimi për përsonat të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit me COVID 19 në qytetin e Shkodrës ku mesohet se janë marrë 26 tamponë gjithsej.
RealitetiPost meson se 14 tamponë janë marrë vetëm në familjen e së ndjerës e cila nderroi jetë një natë më parë në spitalin e Shkodrës, mes tyre dhe infermieri i cili ka vizituar të moshuaren
Ndersa 4 tamponë janë marrë në familjen e prekun në lagjen Kiras, 7 në familjen në Dobraç dhe një përson i cili ka shfaqur simptoma të koronavirusit po në lagjen Kiras