Ditët e fundit, për shkak se numri i të prekurve me virusin “Covid-19” është rritur dukshëm edhe në qytetin e Shkodrës, dhe duke qenë se disa të afërm të mesfushorit të spikatur shkodran Ndriçim Shtubina kishin rezultuar pozitiv, mjeku Ilirjan Haxhaja është dashur që ta testojë ditën e mërkurë.

Sulmuesi menjëherë është karantinuar, ndërsa të gjithë prisnin në ankth për përgjigjen e analizave të Shtubinës.

Mirëpo ka qenë vetë doktor Haxhaja, ai i cili ka dhënë mëngjesin e sotëm lajmin e mirë, se analizat kanë dalë me përgjigje negative dhe të gjithë janë qetësuar.

Ja postimi i mëngjesit të sotëm në profilin e mjekut të skuadrës së Vllaznisë, Ilir Haxhaja pas analizave të para të bëra për Ndriçim Shtubinën./vipsport/