Ata që mezi po prisnin të shikonin a do mbijetojë Nairobi, si do shkojë arrestimi i inspektores dhe ç`do bëhet me gjithë pjesën tjetër të personazheve, tashmë sezoni i katërt i La Casa de Papel është online.
Platforma e famshme e filmave e kishte përcaktuar datën e premierës, 3 prillin, përpara se të shpërthente virusi që i mbylli të gjithë në karantinë e që tani më shumë se kurrë kanë nevojë për filma dhe seriale.