Shkodra është qyteti më i goditur gjatë 24 orëve të fundit me 12 qytetarë pozitivë me COVID-19. Në një lidhje Skype për Syri TV, kryebashkiakja Voltana Ademi është shprehur se gjendja në qytetin që ajo qeveris nuk është i mirë.
Sipas saj, dy ditët e fundit ka patur shumë lëvizje të qytetarëve, ndërsa policia, shtoi ajo, ka ulur vigjilencën
Kjo është situatë e rëndë dhe unë shpresoj të mos vazhdoj kështu. Apeli im për qytetarët, ju jam lutur edhe dje. E vetmja armë që kemi është qëndrimi në shtëpi dhe mosdalja jashtë. Ka raportime nga policia që 111 raste ku është ndërhyrë, në subjekte dhe qytetarë. Dy ditët e fundit ka një shtim të qytetarëve në rrugë. Pasdite nuk ka postoblloqe dhe duket se ka një ulje të prezencës së policisë” u shpreh Ademi.
Kryebashkiakja e Shkodrës shtoi se, “është propozuar heqja e taksave dhe detyrimeve për 3 muajt në vazhdim. Ky vendim nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak. Më ngjan e rëndë. Kjo masë minimalisht duhej kaluar. Ky është një lajm i keq, por nuk duhet të jemi optimistë. Do ta kërkoj sërish një gjë të tillë”.
Aktualisht, qyteti i Shkodrës numëron 22 raste me COVID-19, ndërsa i gjithë qarku 26
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/506692040209744/