Këshilli i Bashkisë Shkodër ka zhvilluar një mbledhje online duke qenë se nuk mund të zhvillohen normalisht si masë ndaj COVID19
Në këtë mbledhje këshilli bashkiak nuk ka miratuar propozimin e kryetares së bashkisë Shkodër për të përjashtuar nga taksa e pronës dhe tarifat vendore të gjitha kategoritë e taksapaguesve.
Kryetarja e këshillit Brisela Kadia argumentoi arsyet duke thënë se bashkia duhet ta rishikojë këtë propozim
Këshilli bashkiak i Shkodrës propozoi një projekt rezolutë me 15 pika ndaj situatës nga COVID19 për bashkinë Shkodër.
Këshilli bashkiak miratoi projekt rezolutën me 15 pikat ndërsa nuk miratoi propozimin për përjashtimin nga tarifat vendore për tre muaj si dhe nuk miratoi pikën tjetër të rendit të ditës për miratimin e vlerës maksimale të subvencionimit të qirasë mesatare në treg të lirë /star plus /