Italia mbetet në pikun e koronavirusit. Të dhënat e fundit nga Mbrojtja Civile tregojnë për një rritje të numrit të të sëmurëve, pra rasteve me Covid-19, 2339 është numri i të infektuarve në 24 orë, ndërsa në tre ditët e fundit ka pasur 2,107, 2,937 dhe 2,477.

Numri në total i të infektuarve ka shkuar në 119,827.

Ndërsa fatkeqësisht numri i viktimave mbetet sërish shqetësues, duke mos treguar shenja ngadalësimi dhe ulje të ndjeshme të kurbës.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 766 persona, dje u regjistruan 760.

Numri në total i viktimave ka shkuar në 14,681.

Ndërsa situata për të shëruarit është në ritme pozitive, Në 24 orë u shëruan 1480, dje u regjistruan 1431. Numri në total i të shëruarve është 19,758.

Situatën me rastet në botë i shihni në këtë link: https://www.worldometers.info/coronavirus/